Ditën e sotme një autobot është shpërthyer nga flakët në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës.
Policia njofton se 20-vjeçari me iniciale Xh.K banues në Kamëz dhe 35-vjeçari me iniciale E.P., të dy punonjës të karburantit janë lënduar dhe ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Shërbimet zjarrfikëse dhe policia kanë ndërhyrë në kohë dhe kanë izoluar flakët duke shmangur përfshirjen nga zjarri të çisternave me karburant.
Ndërsa shërbimet e policisë evakuan në kohë personat e tjerë që ndodheshin rreth zonës në rrezik.
Gjithashtu lëvizja e makinave në të dy krahët e autostradës po vijon normalisht dhe grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Shpërthen një autobot me karburant në autostradën Tiranë-Durrës