Një 38-vjeçar u procedua penalisht pasi tentoi të dalë nga Shqipëria.
Në pikën kufitare të Kakavijës gjatë kontrollit në çantën e 38-vjeçarit me iniciale I.M., u gjetën 19 150 euro të pa deklaruara.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e eurove.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.