Stresi është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës pasi akuzohet se bashkë me Noizyn dhe persona të tjerë kanë rrahur barbarisht boksierin Med Iseni.
Menaxheri i reperit, Ardian Prenaj ka treguar se Stresi ndodhet në Shqipëri por nuk ka në plan për momentin që t’i dorëzohet autoriteteve pasi do të presë që “furtuna” të qetësohet dhe Prokuroria të zbardhë ngjarjen.
Sipas menaxherit, Stresi nuk ka asnjë lidhje me dhunimin që i është bërë pak ditë më parë Medi Isenit në një klub nate në Pejë, ku performonte Noizy. Ky i fundit ndodhet prej tre ditësh në qeli dhe në pritje të ekstradimit në Kosovë.
Në një intervistë për Top Channel, Ardian Prenaj ka thënë se Iseni nuk është dhunuar as nga dy këngëtarët në fjalë, por as nga grupi i Noizyt, sikundër pretendon ai. Sipas menaxherit boksieri është dhunuar nga një prej anëtarëve të grupit të Noizyt, pasi kanë pasur konflikte me njëri-tjetrin.