Media holandeze ANP i ka kushtuar një artikull Samitit të NATO-s të mbajtur dje në Ankara, ku pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri Edi Rama.
Në shkrimin e saj media holandeze shkruan se dhëheqësit e vendeve të NATO-s, gjatë samitit të tyre në Turqi, nuk e përmendën më Shqipërinë si vendin pritës të samitit të ardhshëm.
Ndërkohë në artikullin e saj ajo thekson se edhe në vitin 2026 Shqipëria nuk do ta përmbushte këtë angazhim. Megjithatë, falë angazhimeve të reja të marra në momentin e fundit, sipas NATO-s, vendi ka shumë të ngjarë që këtë vit ta kalojë pragun prej 2 për qind.
Artikulli i medias holandeze ANP
Udhëheqësit e vendeve të NATO-s, gjatë samitit të tyre në Turqi, nuk e përmendën më Shqipërinë si vendin pritës të samitit të ardhshëm. Kjo shihet si një paralajmërim se vendi i vogël anëtar i NATO-s nuk mund të vazhdojë të shpenzojë për mbrojtjen më pak sesa është rënë dakord, thanë diplomatët.
Shqipëria ishte caktuar vitin e kaluar në Hagë si shteti i radhës anëtar që do të mirëpriste udhëheqësit e aleancës. Por vendi ballkanik nuk e kishte respektuar vitin e kaluar marrëveshjen e mëparshme për të shpenzuar 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) për mbrojtjen, ndërkohë që vendet e NATO-s kishin rënë tashmë dakord ta rrisnin ndjeshëm këtë prag minimal.
Edhe në vitin 2026 dukej se Shqipëria nuk do ta përmbushte këtë angazhim. Megjithatë, falë angazhimeve të reja të marra në momentin e fundit, sipas NATO-s, vendi ka shumë të ngjarë që këtë vit ta kalojë pragun prej 2 për qind.
Sipas diplomatëve të lartë, Shqipëria nuk duhet të shqetësohet menjëherë. Bëhet fjalë kryesisht për rritjen e presionit ndaj saj. Për sa kohë që nuk është caktuar një vend tjetër pritës, marrëveshja e arritur në Hagë do të mbetet ende në fuqi.









