Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në kodrat e fshatit Kostar, në bashkinë Finiq.
Menjëherë në terren kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse të Finiqit dhe të Delvinës dhe po punohet për shuarjen e flakëve.
Zjarri vazhdon të përhapet nga era e fortë dhe po rrezikohen banesat që ndodhen afër.