Kryeministri Edi Rama në rrjetin e tij social facebook njofton që pas 32 vjetësh është hapur porta e tunelit të Porto Palermos.
Rama thotë ka nisur projekti i Ministrisë së Mbrojtjes për ta kthyer Gjirin magjepsës të Panormës në një destinacion të turizmit historik.
“Do të ndërthurret natyra e paprekur e gjirit, vendosur nën mbrojtje nga qeveria shqiptare, me rijetëzimin e godinave të vjetra ushtarake, krijimin e muzeut të Luftës së Ftohtë, si edhe jetëzimin e kalasë së famshme të Ali Pashës, ju uroj të diel të bukur”, shkruan kryeministri.