Ditën e sotme një 37-vjeçar u arrestua në Lushnjë pasi akuzohet për shitje droge.
37-vjeçari me iniciale D.K., banues në Lushnjë dyshohet se siguronte lëndë narkotike heroinë, i ndante në doza dhe më pas i shiste në lagje të ndryshme.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij u gjetën dhjetëra doza lende narkotike e dyshuar heroinë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, një peshore elektrike, një aparat celular, një automjet dhe një shumë parash që dyshohet të jetë përfituar nga kjo veprimtari kriminale.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.