Ditën e sotme një 53-vjeçar shqiptar është arrestuar në Perigua përgjatë unazës Perugia-Bettolle. Gjatë kontrollit në makinë, policia gjeti poshtë sendiles 40 kilogram kokainë dhe 189 mijë euro cash. Brenda ndarjes së krijuar, u gjet dhe u sekuestrua një bllok droge prej një kilogrami.
Oficerët e policisë të ndihmuar edhe nga efektivët e Parmës zgjeruan kontrollin në një garazh në pronësi të 53-vjeçarit në Salsomaggiore, një biznes. Oficerët gjetën edhe 39 blloqe të tjera kokaine me peshë 40 kilogram dhe afërsisht 189 mijë euro cash. Lënda narkotike po të hidhej në treg do të sillte rreth 4 milionë euro.
Ndërkohë 53-vjeçari shqiptar u arrestua për veprën penale të posedimit të lëndëve narkotike për qëllime tregtimi është dërguar në komisariat për kryerjen e aktiviteteve hetimore.