-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e zjarreve në vend/Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra aktivë, 9 të shuar

Kryesoret

Ministria e Mbrojtjes ka raportuar për situatën e zjarreve në vend gjatë ditës së sotme. Pas përpjekjeve të intensifikuara nga forcat zjarrfikëse, 9 vatra janë shuar, ndërsa 19 të tjera mbeten aktive.

Sipas njoftimit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, janë identifikuar gjithsej 28 vatra zjarri në të gjithë territorin. Forcat operacionale janë angazhuar për të izoluar dhe shuar zjarret, ndërsa disa zona vazhdojnë të përballen me sfida të mëdha për shkak të terrenit dhe kushteve atmosferike.

Në fshatin Kostar të bashkisë Finiq dhe në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë, zjarret janë nën kontroll. Megjithatë, në zonën e Parkut Kombëtar të Prespës dhe në fshatrat Rajë dhe Geghysen në bashkinë Tropojë, situata është ende problematike.

Për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve, janë angazhuar 665 forca operacionale, 99 trupa ushtarake dhe 43 automjete. Ndihma është ofruar edhe nga Forcat e Armatosura dhe helikopterët e Forcës Ajrore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit