Shumica e shqiptarëve kanë bërë ose planifikojnë pushime verore këtë vit, me vetëm 18% që janë përgjigjur në anketë me “jo”. Në grupin e fundit, pamundësia ekonomike është arsyeja pse nuk kanë planifikuar pushime.
Në lidhje me akomodimin, shqiptarët preferojnë apartamente kur janë brenda vendit dhe hotele kur shkojnë jashtë. Të paktën 43% e të anketuarve nuk parashikojnë më shumë se 50 euro shpenzime ditore për person.
Në raportet gjinore, meshkujt bëjnë më shumë pushime, por femrat janë më dorëlëshuara. Në një kampion më modest ndaj totalit, bizneset shprehen me rezerva për shpenzimet e turistëve, duke i vlerësuar se të huajt që na vizitojnë janë “low cost”.(lexo KËTU për më shumë)