Një zjarr i madh ka shpërthyer në fshatin Bardhaj të Rrajcës, duke shkrumbuar një masiv pyjor dhe dy shtëpi të vjetra.
Zjarri, i cili është shfaqur gjatë fundjavës në territorin e Bashkisë Prrenjas, ka shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe është përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë dhe temperaturave të larta. Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve është penguar nga terreni i vështirë, që ka bërë të pamundur përdorimin e automjeteve në disa zona.
Ndërkohë, ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë përpjekjet për të kontrolluar dhe shuar flakët, për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe dëmtimin e trashëgimisë natyrore në rajon.