-sidi education-spot_img
9.2 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djegia e pallatit te “Farmacia 10”, Bashkia nis kontrollin për sigurinë ndaj zjarrit

Kryesoret

Në një përpjekje për të rritur masat e sigurisë kundër zjarrit pas tragjedisë së ndodhur në pallatin e “Farmacisë 10”, ku humbën shtëpitë 71 familje, Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, zhvilloi një takim me strukturat përkatëse, si emergjencat civile, Policinë Bashkiake dhe shërbimin zjarrfikës.

Ky takim pati për qëllim ndërmarrjen e masave të reja për të garantuar sigurinë e ndërtesave dhe për të parandaluar incidente të ngjashme në të ardhmen.

“Nga sa kemi parë nga procesi jonë i ndjekjes së punës për ato objekte që, si ai i pallatit që u dogj, dalin jashtë filtrit të kontrollove të Bashkisë për një mijë arsye të legjislacioneve dhe rregullave të ndryshme, për t’u krijuar siguri për qytetarët dhe për t’iu përgjigjur merakut të tyre për banesat ku jetojnë, kemi vendosur që të fillojmë një kontroll të plotë për të gjitha objektet që kanë marrë leje ndërtimi nga Bashkia Tiranë. Ky kontroll do të bëhet sikur të ishte një objekt që do të kërkonte pastaj certifikatën e përdorimit dhe gjithë procesin e kolaudimit, për të siguruar që çdo ndërtesë të përmbushë standardet e sigurisë kundër zjarrit,” Anuela Ristani, Kryetare e komanduar e Bashkisë së Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit