Lideri i opozitës në Shqipëri, Sali Berisha, ka reaguar ndaj protestës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke akuzuar regjimin e Beogradit për diskriminim dhe përpjekje për të dëbuar ata nga trojet e tyre. Në një postim në Facebook, Berisha thekson: “Protestë e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për Dinjitet dhe Identitet”.
Ai ka mbështetur kërkesat e shqiptarëve për dinjitet dhe identitet dhe i ka bërë thirrje autoriteteve serbe të respektojnë Konventën Europiane të të Drejtave të Minoriteteve dhe të ndalojnë diskriminimin ndaj shqiptarëve në këtë rajon.