Britania e Madhe ka theksuar se operacionet ukrainase në rajonin Kursk të Rusisë nuk do të ndikojnë në mbështetje të saj për Ukrainën.
Kryeministri Keir Starmer ka deklaruar se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të ofrojë ndihmë ushtarake dhe të qëndrojë e angazhuar për mbrojtjen e Ukrainës, duke u mbështetur në të drejtën e saj për vetëmbrojtje sipas Kartës së Kombeve të Bashkuara.
Kjo deklaratë ka ardhur pas përparimit të trupave ukrainase deri në 30 kilometra në territorin rus, që ka detyruar largimin e mbi 70 mijë njerëzve nga rajoni. Starmer ka nënvizuar se qeveria do të vazhdojë angazhimin e paraardhësit të tij, duke ofruar ndihmë ushtarake deri në vitin 2030/2031.