-sidi education-spot_img
18.1 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/ Shqiptari vret gruan në Greqi, gjykata e dënon përjetë!

Kryesoret

Gjykata e Athinës në Greqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, pasi ky i fundit akuzohet për vrasjen e partneres së tij Alba Cenko 32 vjeç.

Sipas mediave greke Cenko e ka vrarë gruan e tij me çekiç dhe më pas e ka mbështjellë duke e fshehur trupin e saj për një javë në dollap.

Dyshohet se çifti Kastriot Cenko dhe Alba Cenko ishin prindër të dy fëmijëve.

Ndër të tjera media greke raportojnë se 39 vjeçari Kastriot Cenko kishte dyshime të forta se bashkëshortja e tradhtonte me një të njohurin e tij edhe pse ky i fundit në gjykatë e ka mohuar.

Si ka ndodhur ngjarja?

Ngjarja e rëndë ndodhi në 29 nëntorin e vitit 2024 në Ampelokipi, ku 39-vjeçari vrau me çekiç gruan dhe fshehu trupin fillimisht në dollap dhe më pas në papafingon e shtëpisë. Në momentin e ngjarjes, dy fëmijët e çiftit ishin duke fjetur. Autori kishte dyshime të forta se bashkëshortja e tradhtonte me një të njohurin e tij, por në Gjykatë e ka mohuar, duke thënë se nuk kishin probleme të tilla, vetëm se donte të shmangtte ndarjen dhe marrjen e dy fëmijëve nga gruaja.

I akuzuari kishte njoftuar policinë rreth një javë pas krimit. Nëna e 32-vjeçares, e cila dëshmoi në gjykatë gjatë seancës së mëparshme dëgjimore, tha se derisa ai telefonoi policinë, vrasësi bashkëshortor i kishte mashtruar të afërmit e saj me mesazhe qetësuese që u kishte dërguar nga telefoni i saj celular.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit