Në Himarë u arrestua pronari dhe shitësi i tabacchinos pasi akuzohen se shesin kokainë dhe kanabis.
Gjatë kontrollit në tabacchino me pronar 45-vjeçarin me iniciale A.C., dhe shitësin me iniciale E.M., u gjetën sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, të ndarë në doza gati për shitje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të lëndës narkotike kokainë dhe kanabis, një pjesë e ndarë në doza gati për shitje, një shumë parash prej 74,000 lekë, 100 franga dhe 660 euro, si dhe 4 aparate telefonike celulare.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.