-sidi education-spot_img
36.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesa e deputetëve në Kuvend, gjoba nga 10 deri në 60 mijë lekë heqje të pagës

Kryesoret

Deputet e Kuvendit janë ndëshkuar me gjoba për shka të mungesës së tyre në seancat plenare përgjatë muajit korrik që[ përmbylli edhe sesionin parlamentar.

Ligjvënësit janë penalizuar me heqje të pagës nga 10 deri në 60 mijë lekë. Mazhoranca ka numrin më të lartë të deputetëve të penalizuar për shkak të mungesës me mbi 15 emra në listë.

Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Pandeli Majko janë disa prej ligjvënësve socialistë të cilëve i janë hequr rreth 10 mijë lekë nga paga. Ndërsa gjobën më të lartë në radhët e së majtëve e kanë marrë Plarent Ndreca dhe Paulin Sterkaj me 30 mijë lekë gjobë.
Rekordin më të lartë në opozitë përgjatë muajit korrim e mban detutetja Oriola Nebijaj me rreth 60 mijë lekë. Më pas vjen deputetja Andia Ulliri me 51 mijë lekë, Enkelejd Alibeaj me 40 mijë lekë.

Gjithashtu janë edhe 13 deputetë të tjerë që kanë marrë gjoba më të vogla si 10 deri në 30 mijë lekë të heqjes së pagës mes tyre edhe ish demokrati Lulzim Basha.

Aktualisht deputetët e parlamentit paguhen 310 mijë lekë në muaj, pagë e cila u dyfishua në mars të vitit që lamë pas me vetë votat e tyre. Deri para një viti paga e deputetit rezultonte 156 770, ndërkohë që u rrit në 310 mijë lekë. Ndërkohë, paga e kryeministrit dhe kryetarit të Kuvendit shkoi rreth 395 mijë lekë në muaj, e Presidentit në 425 mijë lekë, kurse e ministrave në rreth 318 mijë lekë bruto.

Nga borderorja e muajit të fundit të ekzekutuar tashmë, del se të ardhurat mesatare të deputetit në parlament arrijnë në 440 mijë lekë, ose 4.4 milionë lekë të vjetër. Paga më e lartë në piramidën e shtetit shqiptar aktualisht është ajo e Presidentit të Republikës, e cila shkon në 425 mijë lekë.Të ardhurat mujore të deputetëve, vetëm nga statuti i deputetit, do të arrijnë deri në 5 milionë lekë të vjetra në muaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit