-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kallëzon në SPAK Belinda Ballukun: 30 milionë i shkuan një kompanie turke

Kryesoret

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike përmes kryetarit të tij Gazment Bardhi, ka kallëzuar në SPAK zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës e Energjisë Belinda Balluku.

PD ka renditur 10 shkeljet që ka bërë Balluku dhe kërkon nga SPAK që të nisë hetimin e plotë dhe të vendosë përpara përgjegjësisë penale Ministren e Infrastrukturës e Energjisë.

“Ky kallëzim ka lidhje me kostot e fryra të ndërtimit të Tunelit të Llogarasë, ku dyshohet se vlera e tij u shtua më 30 milion euro që i shkuan një kompanie turke, e cila nuk bëri asnjë punim”, thuhet në njoftim.

Belinda Balluku dyshohet se në bashkëpunim ka kryer veprat penale të “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar nga nenet 258 dhe 260 të Kodit Penal.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit