-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Pogradec/ PD: Të shkarkohet drejtuesi i komisariatit, tentoi të fsheh ngjarjen

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike në Pogradec Gentian Çela ka hedhur akuza se është tentuar të fshihet vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga.

Çela shprehet se Pogradeci është tronditur nga vrasje e një 42-vjeçari, babai i dy fëmijëve të vegjël.

“Deklarata e parë e dalë nga Komisariati i Policisë në Pogradec, fshihte vrasjen e ndodhur në zonën më të populluar të qytetit duke e raportuar si vdekje natyrale. Falë reagimit, presionit qytetar dhe dëshmitarëve okularë, ngjarja u raportua dhe autori u ndalua”, tha Çela.

Ai kërkoi shkarkimin nga detyra të drejtuesit të komisariatit Elton Halili.

“Ne kërkojmë shkarkimin e menjëhershëm të drejtuesit të komisariatit Elton Halili, ndjekjen penale të tij për fshehje të krimit. Institucioni i cili duhet të parandalojë dhe zbulojë veprat penale, nuk mund t’i mbulojë ato për qëllime politike”, u shpreh Çela.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit