Mbrëmjen e djeshme në rrugën ‘Jordan Misja’ në Tiranë, një 50-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga tarraca e katit të pestë.
50-vjeçari me iniciale K.Th., u dërgua në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Ndërkohë materialet i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.