Kanditati i vetëshpallur për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Tiranës nga PS, Erion Braçe, aktualisht deputeti i PS, me anë të një video mesazhi në faqen e tij facebook, ka ngritur sërish zërin lidhur me problematikat të cilat por përballet kryeqyteti.
Postimi i Braçes
Domethënë, gjëja më e rëndësishme në këtë rast është të lutemi që të mos bjerë zjarr. Njerëzit e pallatit të bëjnë kujdes. Urdhëro, nuk ke ku hyn, pastër është, por për zjarrin është tmerr. Do piqen të gjallë kështu siç janë bllokuar hapësirat dhe rrugët. Duhet të vijë dikush t’i heqë këto makina që janë për në varreza.









