Tre shqiptarë janë arrestuar në Portin e Livornos në Itali pasi po tentonin të nxirrnin 148 kg kokainë nga një kontenier me banane i mbërritur nga Porti i Guayaquil në Ekuador.
Sipas medias italiane shqiptarët janë vëllezërit Ylber Arshi 35 vjeç, Napolon Arshi 37 vjeç dhe Goliano Zhupa 30 vjeç.
Napolon Arshi në vitin 2016 është shpallur në kërkim nga policia shqiptare pasi kishte qëlluar me armë duke kanosur një person. Ndërsa në vitin 2017, është arrestuar bashkë me 5 persona të tjerë në Zvërnec të Vlorës në tentativë për të nisur një gomone me 900 kg marijuanë drejt Italisë.
Sipas mediave italiane asnjë prej tyre nuk është rezident në Itali dhe nuk kishte dokumente identiteti dhe tani ndodhen në qeli, në paraburgim, në burgun e Sughere.