Prej 9 ditësh vazhdon të digjet Mali i Thatë në Parkun Kombëtar të Prespës.
Gjatë mbrëmjes punonjësit kanë luftuar me flakët për të ngushtuar perimetrin e zjarrit.
Ndërsa mëngjesin e sotëm të favorizuar nga era, flakët kanë zbritur në drejtim të Goricës duke depërtuar më thellë në pyll.
Në terren ndodhen 100 forca dhe pritet ndërhyrje dhe nga ajri.