-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sot nis konkurrimi për mjekët e ardhshëm, do të testohen 2500 të rinj

Kryesoret

Sot nisin provimet për degën e Mjekësisë së Përgjithshme ku 2500 të rinj do të testojnë aftësitë e tyre duke garuar për 400 kuota.

Ky është viti i dytë që aplikohet testimi elektronik krahas Maturës Shtetërore, një kusht i i kërkuar nga universiteti për të shmangur fiktivitetin e notave nga shkollat e mesme dhe për të përzgjedhur më të mirët.

Një vit më parë parlamenti miratoi ligjin që detyronte studentët e Mjekësisë të punonin në atdhe 5 vjet pas studimeve. Pasi të përfundonin këtë detyrim ata do të kishin të drejtë që të merrnin diplomën.

Pas protestash, bojkotit të mësimit dhe ankimimit të studentëve në Gjykatën kushtetuese, qeveri nuk e dërgoi në Kuvend ndryshimet në ligj. Kështu që Kuvendi e mbylli sesionin pa miratuar ligjin e ri për studentët e mjekësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit