-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja e Egli Progës/ PD: U vra nga banda e patronazhistëve të rrugës

Kryesoret

Anëtari i Kryesisës së Partisë Demokratike Gent Strazimiri me anë të një deklarate ka reaguar në lidhje me vrasjen e Egli Progës në Pogradec.

Strazimiri shprehet se vonesat në reagim apo vlerësimi i situatës janë të qëllimshme të kryera në mirëkuptim të plotë kriminal dhe mafioz.

“Kjo është atmosfera e trishtë në Pogradec, ku të gjitha organet ligjëzbatuese janë koordinuar në mirëkuptim të plotë për të fshehur të vërtetën… Prandaj ‘nuk ka’ dëshmitarë megjithëse ngjarja ka ndodhur në mes të ditës, në mes të sezonit turistik, në mes të një rruge tregtare”, tha Strazimiri.

Ai shprehet se Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, nga banda e Edi Ramës.

“Egli Proga u vra nga banda e patronazhistëve të rrugës, e u përdhos nga banda e patronazhistëve në polici, prokurori e gjykatë. Banda është ‘Rilindja’ dhe Edi Rama, madje e fuqizuar aq shumë sa nuk pyet më për opinion publik, të cilin e ka asgjësuar;

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit