-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta: Një bankë e nivelit të dytë tentativa për të bllokuar llogaritë bankare të PL

Kryesoret

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta në mbledhjen e kryesisë tha një bankë e nivelit të dytë ka tentuar që të bllokojë llogaritë bankare të PL.

“Gjëja më e rëndë që ka ndodhur sot është se çuditërisht, prej disa kohësh, kishim problem me pagesat e pagave të atyre që punonin në PL dhe unë autorizova z.Ponari që të bëjë veprimet si një njohës i këtyre fushave. Edhe ai vete te banka paraqet autorizimin. Ata sillen korrekt. Shkon te banka tjetër dhe i përgjigjet zonja. Dhe mbi të del një superzonjë që e pyet kush është. Ca je ti, i thotë, duhet të vijë presidenti, pasi të shkojë në gjykatë. Pasi të marrë vërtetim që është presidenti i Partisë të shkojë dhe te noteri. Petriti u tregua tolerant. Mirë bëri. Ai më tregoi se çfarë kishte ndodhur”, u shpreh kreu i PL.

Meta tha se nuk e përmend emrin e bankës, pasi do të falimentonte për 24 orë.

“Unë nuk e tregoj emrin e bankës se mund ta falimentoj për 24 orë. Ta bëj më keq se Suden’, tha kreu i PL.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit