-sidi education-spot_img
34.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zjarret në vendin tonë/ Mbrojtja Civile: 20 vatra të identifikuara, 14 aktive, 6 të tjera u shuan

Kryesoret

Mbrojtja Civile thotë se në territorin e Shqipërisë ditën e sotme janë identifikuar 20 vatra zjarri, ku 14 janë aktive dhe 6 të tjera janë shuar.

Në Parkun Kombëtar të Prespës në Malin e Thatë, vijon puna për shuarjen e zjarrit që zhvillohet në një terren të vështirë dhe me bimësi lehtësisht të djegshme. Në operacionin e sotëm u angazhuan avioni rumun C-27J Spartan, forca nga bashkitë e Pogradecit, Pustecit dhe Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura. Gjithashtu u erdhën në ndihmë edhe 103 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 10 mjete.

Ndërsa aktive vazhdojnë të jenë vatrat e zjarrit në Bjeshkën e Bollotekut në afërsi të Lumit Gashit , në fshatin Ujanik, në bashkinë e Skraparit, ku vatra po zhvillohet në drejtim të ‘Vendit të Shenjtë’, mbi fshatin Sotirë, në Dropullin e Sipërm dhe Në vendin e qujtur ‘Syri i Kaltërt’ në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër, si dhe në vendin e quajtur “Guri i Nënshtegut”, në fshatin Theth.

Ndërsa vatrat që po mbahen në monitori për shuarjen e plotë të saj janë në fshatin Rajë dhe Geghysen, në bashkinë e Tropojës, në fshatin Tërnovë, bashkia Bulqizë, në fshatin Luzni të bashkisë Dibër , në drejtim të fshatit Sopik, të njësisë administrative Pogon dhe në fshatin Sinanaj. Gjithashtu në vendin e quajtur “Bjeshkët e Gjurajve”, në bashkinë e Shkodrës, zjarri po zhvillohet në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar.

Ministria e Mbrojtjes thotë se nën bashkërendimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Forcat e Armatosura kanë përforcuar kapacitetet e ekipeve të pushtetit vendor në betejën për izolimin e vatrave në terrene të vështira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit