Një punonjës i burgut të Peqinit, Erald Kasmi, është arrestuar pasi u kap me lëndë narkotike teksa merrte turnin e punës.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti një sasi tjetër të dyshuar droge. Dyshohet se Kasmi ka furnizuar të burgosurit me drogë.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar nëse janë të përfshirë edhe persona të tjerë. Materialet janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit.