Ditën e sotme në Mirditë u arrestua personi me iniciale N.M., teksa po kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në pyllin e fshatit Shpërthaz.
Ndërsa në kërkim është shpallur bashkëpunëtori i tij me iniciale F.B., dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e fshatit Shpërthaz K.K dhe specialistët e pyjeve me iniciale N.T dhe F.F. Ata akuzohen për veprën penale “shpërdorim detyre”.
U asgjësuan nëpërmjet djegies 170 bimë narkotike.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.