Një 34-vjeçar me iniciale Y.K., banues në Burrel u arrestua pasi kishte përshtatur lokalin e tij për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojrave të fatit.
Ndërsa ka nisur procedimi penal edhe për S.D., pasi ka tentuar t’i largohet kontrollit që po ushtronin shërbimet e policisë brenda lokalit të 34-vjeçarit.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 6 makineta për lojëra fati, 1 kompjuter, 1 aparat celular, 1 tavolinë pokeri, 750 euro dhe 1800 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.