Një 24-vjeçar u arrestua pasi ndezi zjarr dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe toke.
24-vjeçari me iniciale R.H., dyshohet se ka ndezur zjarr për të djegur mbeturinat në fshatin Krotinë, Dimal dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me 600 rrënjë ulliri në pronësi të disa personave të tjera.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.