-sidi education-spot_img
35.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA miraton shitjen e raketave Patriot në Gjermani për 5 miliardë dollarë

Kryesoret

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar shitjen e 600 raketave Patriot në Gjermani, një marrëveshje që ka një kosto prej 5 miliardë dollarësh (4600 miliardë euro), njoftoi Pentagoni. Shitja e raketave do të forcojë mbrojtjen e Gjermanisë dhe do të kontribuojë në sigurinë e NATO-s.

Marrëveshja përfshin raketat Tip PAC-3 MSE dhe është pjesë e përpjekjeve të SHBA për të mbështetur aleatët në Evropë dhe për të ruajtur stabilitetin në rajon. Gjermania ka dhuruar tre sisteme Patriot Ukrainës që nga fillimi i luftës në vitin 2022 dhe tani ka nëntë sisteme të tilla.

Marrëveshja ende kërkon miratimin e Kongresit amerikan. Sistemi Patriot është një nga teknologjitë më të avancuara të mbrojtjes ajrore, në gjendje të ndalë kërcënime ajrore në distanca deri në 100 kilometra dhe në lartësi deri në 30 kilometra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit