Në një moment dramatik në ndeshjen e Ligës 1 midis Reims dhe Lilë, futbollisti Angel Gomez ka humbur ndjenjat në fushë, duke shkaktuar një ndërprerje të gjatë të lojës.
Ngjarja ndodhi në minutën e 18-të, kur Gomez i Lilës kishte një përplasje ajrore me shpatullën e Kone të Reims, duke rënë në tokë në mënyrë të dhunshme dhe pa ndjenja.
Në përpjekje për të ndihmuar Gomez, lojtari Kabela ka vrapuar për të sjellë maskën e oksigjenit ndërsa ndihma mjekësore po vonohej. Gjatë kohës që Gomez ishte në fushë, mbretëroi kaosi, derisa u sigurua që ai ishte i ndërgjegjshëm dhe po transportohej me ambulancë.
Pas 35 minutash ndërprerje, ndeshja vazhdoi, por me një ndëshkim për Kone që mori karton të kuq për përplasjen e tij. Fatmirësisht, Gomez u dërgua në spital për kontroll dhe pritet të rikuperohet.