-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kledi Kadiu flet për sëmundjen e të birit: Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës

Kryesoret

Balerini dhe koreografi i njohur Kledi Kadiu në një intervistë për revistën italiane “Diva e Donna” ka folur për fëmijët e tij, ku teksa u ndal tek vajza e 8 vjeçe, Lea, tha se ajo është asistentja e tij.

“Për momentin ajo është asistentja ime e vogël. Ajo pëlqen hip hopin, por ëndrrat e saj po ndryshojnë vazhdimisht. Dhe unë nuk i bëj asnjë presion asaj”, është shprehur Kledi.

Koreografi gjithashtu foli edhe për gjendjen e djalit të tij të vogël, Gabrielit, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë për shkak të menigjitit.

“Dhe pastaj është Gabrieli, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë. Njëmbëdhjetë ditë pas lindjes ai u prek nga meningjiti. Duhet një person që ta ndihmojë gjatë gjithë kohës. Tani Antonio Tripodo po e ndjek, me një metodë vërtet befasuese: ‘Ushtrimet Cuevas Medek’. Pas vetëm dy seancash, Gabrielit, kur i kërkuam, mundi të mbajë kokën drejt. Por terapia duhej të bëhej shumë herët. Ka familje që fshehin sëmundjen e fëmijës së tyre, më vjen keq për këtë. Gjithmonë duhet të shpresojmë për përmirësim”, tha balerini.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit