Një 34-vjeçar me iniciale S,L., banues në Selitë, Mallakastër u procedua penalisht pasi dyshohet se ndezi zjarr në fshatin Cërrilë dhe si pasojë u dogjën pemë dhe ullishte.
Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e policisë dhe zjarrfikëset dhe po vijojnë punët për të shuar vatrat e zjarrit.
Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.