Legjenda e operës, José Carreras, do të performojë në stadiumin “Selman Stermasi” në Tiranë më 8 shtator, në një koncert të jashtëzakonshëm për fansat e muzikës.
Ky koncert është pjesë e turit të tij të fundit përpara se të tërhiqet nga jeta artistike. Carreras, një nga tenorët më të njohur në histori dhe pjesë e trios të famshme “Tre tenorët,” ka mahnitur botën me performancat e tij për dekada dhe do të sjellë në Tiranë ariet dhe pjesët më të njohura të repertorit të tij.
Ky ngjarje ofron një mundësi unike për adhuruesit e muzikës operistike të përjetojnë mjeshtërinë e këtij artisti të shquar.