Një qytetar që mori pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë u bëri thirrje shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit që të bashkohen, duke deklaruar se nuk duhet të ketë negociata me politikën.
Ai kërkoi krijimin e një qeverie teknike me garanci ndërkombëtare dhe tha se qytetarët janë të zhgënjyer nga politika e viteve të fundit.
“Bëhuni bashkë kudo që jeni. Nuk ka negociata me asnjë politikan”, u shpreh protestuesi gjatë fjalës së tij.









