Një 35-vjeçar është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi ka përdorur një kartmonedhë 100 euroshe false për të blerë karburant në një pikë karburanti në fshatin Labinot.
Ngjarja ndodhi më 14 gusht 2024, kur një punonjës i pikës së karburantit raportoi përdorimin e parave të falsifikuara. Pas kallëzimit, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan organizoi veprimet për identifikimin dhe ndalimin e autorit.
Shtetasi M. S., banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Materialet janë dorëzuar në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës së Parë në Elbasan për veprime të mëtejshme.