Mesditën e sotme në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë ka mbetur i plagosur me armë zjarri 45-vjeçari Lorenc Kosta.
Ngjarja ka ndodhur në kompleksin “Kika 2”, ku efektivi i policisë Erjon Goxhara ka qëlluar Lorenc Kostën.
Dyshohet se 45-vjeçari i ka ngacmuar partneren efektivit të policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
EMRI/ Plagosja me armë zjarri në Tiranë, ja kush është i plagosuri