Elson Reçi u arrestua në Dubai, i cili akuzohet për vrasjen e Preng Gjinit më 15 Shtator 2020, në vendin e quajtur ura e Nishrak-ut.
Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.
Ai kërkohet nga autoritetet shqiptare si organizator i vrasjes së Preng Gjinit, një krim që është konsideruar si hakmarrje për vrasjen e xhaxhait të tij, Kastriot Reçi.
Autoritetet në Dubai kanë bashkëpunuar me autoritetet shqiptare për të ndihmuar në realizimin e ekstradimit të tij.