-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Qeveria mohon se janë rritur çmimet e ushqimeve

Kryesoret

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se qeveria Rama po mohon rritjen e çmimeve.

Tabaku thotë që qeveria socialiste po pret që të rishohë buxhetin e disa projekteve që do të investohen nga paratë e taksave, xhepave të shqiptarëve.

Ajo shprehet se për qeverinë socialiste nuk janë rritur çmimet e produkteve por vetëm kostot e ndërtimit të rrugëve.

“Qeveria socialiste mendon se Inflacioni ha vetëm të ardhurat e atyre që fitojnë koncesionet dhe PPP-të por jo të portofolit tuaj! Shqiptari blen më shtrenjtë ushqimet, zarzavatet, bukën, qumështin dhe vezën por për qeverinë halli është si të rrisim buxhetin dhe lekët që marrin nga taksat e larta në xhepin tuaj. Kjo është të mendosh për pakicën që merr tendera dhe të injorosh shumicën që paguan sa frëngu pulën për çdo gjë që blen në treg”, shkruan Tabaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit