Një 25-vjeçar me iniciale E.N., në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, Gjirokastër në një servis makinash gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me thikë një 38-vjeçar e iniciale D.S.
38-vjeçari ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa policia po merret me arrestimin e 25-vjeçarit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.