Mesditën e sotme, sipas policisë në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut në Tiranë për shkak të një konflikti të çastit për një fërkim mjetesh janë konfliktuar me grushte, shkelma dhe me sende të forta dy persona me inicialet F. D. dhe M. B.
Gjatë konfliktit është dëmtuar F. D., i cili u transportua në spital për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje po sipas policisë është gjetur një armë zjarri dhe po punohet për identifikimin e poseduesit të saj.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.