Në fjalën e tij në tubimin e përnatshëm në “Rrugën e Shpresës,” lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar ashpër autoritetet shtetërore për rolin e tyre në transportin e paligjshëm të mbetjeve toksike dhe lëndëve të rrezikshme.
Ai i ka akuzuar ato për bashkëpunim në një aferë kriminale që rrezikon jetën e qytetarëve dhe mjedisin.
Gjithashtu ka akuzuar Altin Dumanin, një figurë politike e lidhur me qeverinë, se po e trajton këtë aferë si një “krim intelektual,” duke theksuar se ai nuk është i angazhuar në krime intelektuale.
“Të dashur miq!
Ndonëse transporti i paautorizuar i helmeve dhe lëndëve të rrezikshme përbën kërcënim madhor për njerëzit dhe mjedisin.
Ndonëse në këtë aferë janë përgjegjës direkt Ministria e Financave, e Mjedisit, me ligj Ministria e Infrastrukturës, lubi Balluku, ministri aktual i Mbrojtjes, dezertori i shërbimi ushtarak, Pirro Vengu.
Megjithatë Skrapi i partisë hesht në mënyrë më kriminale, më të paturpshme.
Hesht për tu dëshmuar shqiptarëve se nuk është gjë tjetër veç se një vegël e verbër në duart e kësaj bande kriminale.
Hesht para një afere e cila nuk mund të kurrë të realizohet pa një grup të strukturuar, apo organizatë të strukturuar kriminale të jo më pak se katër apo pesë institucioneve.
Nuk mundet kurrë të realizohet pa shkelje të rënda të ligjeve, e me gjithë këtë për Altin mercenarin ky është një krim intelektual, dhe ai nuk merret me krime intelektuale. E ka fjalën për intelektualin e Edi Ramës.
Ky qëndrim i papërgjegjshëm ky qëndrim në mbështetje të këtij krimi të madh, i skapit të partisë, bën gjithnjë e më jetike betejën e tonë për qeveri teknike, për zgjedhje të lira.” u shpreh Berisha.