-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Haradinaj: Refuzimi i shefit të CIA-s për të takuar Kurtin është pasojë e bllokadës amerikane

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar vizitën e William Burns, shefit të CIA-së, në Kosovë, duke theksuar se Burns nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti për shkak të bllokadës të vendosur nga institucionet amerikane.

Sipas Haradinajt, për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve me SHBA-në, Burns ka zhvilluar takime vetëm me shefin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Petrit Ajeti, dhe presidenten Vjosa Osmani.

Kryeministri Kurti aktualisht është në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Konventën Kombëtare të Partisë Demokratike.

“Tani agjenda, një agjendë e këtillë është krejtësisht e rregulluar shumë kohë më parë, edhe po është praktike një gjë e tillë (të takohet me kryeministrit e një vendi). Mirëpo në rastin tonë kjo ndryshon për shkak të përkeqësimit të marrëdhënieve dhe bllokadës që ia kanë bërë institucionet e Amerikës kryeministrit Kurti. Pasi për koincidencë, Kurti s’është këtu, shefi i CIA-s takohet me shefin e AKI-së dhe me presidenten”, tha Haradinaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit