-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarët e CIA-s dhe NATO-s dërgojnë mesazhe të forta në Beograd për Vuçiçin

Kryesoret

Beogradi është vizituar nga William Burns, shefi i CIA-s, dhe Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Çështjet Politike dhe Politikën e Sigurisë. Vizita e Burns kaloi në fshehtësi të plotë, por burimet raportojnë se ka qenë e fokusuar në ngjarjet e dhunshme në Kosovë.

Ndërkohë, Ruge dërgoi një mesazh të qartë për presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

“Ne diskutuam edhe çështjet rajonale, duke përfshirë sigurinë e përhershme në Kosovë. NATO pret që Serbia të ndihmojë në gjetjen e përgjegjësve kryesor për aktet e dhunshme në maj dhe shtator të vitit 2023”, tha Ruge.

Në maj, huliganët serbë sulmuan pjesëtarët e KFOR-it, ndërsa në shtator një sulm i armatosur ndodhi në Banjskë, i organizuar nga Milan Radoiçiç. Vizita e zyrtarëve ndërkombëtarë ndodhi në një periudhë të ndjeshme, përpara vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron në Serbi më 29-30 gusht, i cili ka vendosur si kusht arrestimin e Radoiçiçit për të zhvilluar vizitën.

Po ashtu, qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën e Serbisë për bashkëpunim lidhur me rastin e Banjskës, duke intensifikuar më tej tensionet në rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit