6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta e 22-të tek dera e Veliajt: Bashkia, bankomat i zuzarëve

Kryesoret

Opozita zhvilloi sot protestën e 22-të përpara bashkisë së Tiranës duke kërkuar largimin e kryetarit Erion Veliaj për aferën e inceneratorit dhe dosjen ‘5D’.

“Erion Veliaj e sheh shumë mirë atë gjoja tendën e Adriana Kalasë, por nuk shikon dot këto shtatë kalle këtu pa leje….” tha Dorian Teliti.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u shpreh se ky institucion është kthyer në bankomat të zuzarëve.

“Ne jemi këtu sepse prej 3 mandatesh, ky institucion që duhej të ishte në shërbim të qytetarëve, është kthyer në një bankomat të zagarëve dhe zuzarëve që sot duhej të ishin pas hekurave.

330 mln euro është buxheti i bashkisë, ose 1 mln euro në ditë ka buxhet ky institucion për të shpenzuar për këtë qytet, për të dhënë më shumë shërbime, për të garantuar ujë të pijshëm, shkolla, rrugë të mira, dhe çdo shërbim përfshirë edhe ato pak lulishte që për fat të keq janë kthyer në sheshe ndërtimi për kullat e drogës.

I vetmi shërbim që për 3 mandate në krye të kësaj bashkie ka garantuar Erion Veliaj është pikërisht avancimi i aferës së plehrave.

Është i vetmi shërbim që vazhdon pa asnjë pengesë, as nga drejtësia, që ende nuk vazhdon të ndërpresë pagesat për një shërbim që nuk kryhet” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit