-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: 4 pyetje Edvin Gjipesë për 224 mijë metër tokë që vodhi, pres përgjigje

Kryesoret

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një deklarate për mediat i kërkoi kreut të qeverisë Edi Rama që të japë shpjegime për tokën, që sipas kreut të PD-së ka përfituar në Vuno.

“Partia Demokratike përsëri në mbrojtje të interesit publik dhe për të nxjerrë në dritën e diellit këtë vjedhje të 224 mijë metër tokë që është vjedhja më e madhe e tokës në 32 vite pas asaj të Pllumb Gjokës në Velipojë, sot do të shtrojë edhe disa pyetje te tjera para publikut shqiptar, në mënyrë që hajduti i Gjipes të dalë ashtu siç është, lakuriq para shqiptarëve.

Këto pyetje janë konkretisht:

1-A ke shpallur veten Edvin Gjipeja si kryetar i komitetit të investimeve strategjike në ndonjë nga vendimet tua si investitor strategjik në zonën e Jalës.

2- Në rast se keni përfshirë në zonën e investimit strategjike tokën e grabitur nga ti dhe familjarët e tu, atje lart në rripa malesh apo aty poshtë buzë detit dhe Kanionit të Gjipes, a mund të ju thuash ndonjë fjalë shqiptarëve.

3- Ne rast se nuk i keni përfshirë në investimin strategjik të Jalës të 224 mijë metër katror tokë të grabitura në Gjipe, a keni përfshirë ndonjë parcelë prej tyre në këtë zonë.

4-A e kupton ti Edvin Gjipeja, hajduti i Gjipesë se, po grabit një tokë duke përdorur pushtetin e kryeministri për të cilën nuk ke asnjë dokument kadastral, asnjë dokument shpronësimi nga shteti, dhe asnjë dokument zyrtar se gjysh yt Petro Koleka, e ka blerë atë nga ndonjë person tjetër.

Edi Rama hiq dorë se je kapur në një vjedhje të tmerrshme të madhe” tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit