Dy ditë më parë në aksin dytësor ‘Plepa-Kavajë’ u përplas për vdekje avokati Leonard Dingo 63 vjeç.
Autori i dyshuar është Erjon Kacani 22 vjeç i cili menjëherë pas përplasjes u largua nga vendngjarja.
Ai menjëherë pas aksidentit e braktisi automjetin e tij në Kodër Arapaj dhe policia po vijon punën për arrestimin e tij.
Në rrjetet sociale kanë reaguar për vdekjen e Leonard Dingos, kolegët si dhe Avokatët Penalistë që hedhin dyshime për një aksident të qëllimshëm për shkak të detyrës.