Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë pasi akuzohen për trafik kokaine.
Sipas medias greke, trafiku i drogës drejtohej nga një shqiptar tjetër 31- vjeç, i cili aktualisht është i burgosur.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e dy shqiptarëve njëri 26 dhe tjetri 25 vjeç janë gjetur kokainë me peshë 34 gramë, kanabis të papërpunuar me peshë 411 gramë, 17 pako me preparate farmaceutike për falsifikimin e kokainës dhe dy peshore precize, ndërsa u konfiskuan edhe para në vlerë prej 1175 euro.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua e gjithë kokaina.